Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Denidas ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj vizite ai ka pasur një bisedë me të emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ministri grek ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
In view of my visits in #WesternBalkans this week, I had a phone conversation earlier with #EUSR @MiroslavLajcak on the Belgrade-Pristina Dialogue & efforts undertaken to lower tensions in northern Kosovo. pic.twitter.com/J6zBxyUqaT
— Nikos Dendias (@NikosDendias) December 19, 2022
“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me emisarin Miroslav Lajçak mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias në Twitter.
E për këtë komunikim ka shprehur falënderim edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme në këtë kohë”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/
Thanks @NikosDendias for the call today. Welcomed the important and timely visit. https://t.co/KfsvYUNlU7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 19, 2022