Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Uglar, Zubin Potok, në ora 02:00.
“Është raportuar se nga persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rastit si më lart”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/