Telegrafi

Dëmtoi një objekt të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, arrestohet një person

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar sot rreth orës 00:35 pasi dyshohet se ishte duke rrënuar një shtëpi të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se njësitë policore kanë shkuar në atë lokacion ku kanë hasur në një makinë pune eskavator, ndërsa nuk kishte pasur persona, dhe kanë vërtetur se një objektë i trashëgimisë kulturore ishte dëmtuar.

“Policia kane arritur ta identifikojnë te dyshuarin F.H. 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar ne Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.

Pas  intervistimit, me urdhër të  prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Dëmtimi, shkatërrimi i monumenteve ose objekteve te mbrojtura’ “, thuhet në njoftim. /Telegrafi/