Telegrafi

Dëmtohen xhamat e një xhamie në Podujevë

Janë dëmtuar xhamat e një xhamie në fshatin Kaçibeg në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30.

Siç thuhet në raport, i dyshuari gjendet në arrati.

“Ankuesi ka njoftuar policinë se një i dyshuar i ka dëmtuar xhamat e xhamisë së fshatit. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim