Shefi i OKB-së, Antonio Guterres thotë se dëmtimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias të pushtuar nga Rusia në Ukrainë do të ishte “vetëvrasje”.
Duke folur me gazetarët pas bisedimeve në Lviv, Guterres thotë se ishte “shumë i shqetësuar” për situatën në uzinë dhe tha se duhej çmilitarizuar, raporton bbc.
Ai thotë se “Ne duhet ta themi ashtu siç është – çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”.
Guterres shton se objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e “ndonjë operacioni ushtarak” dhe se “marrëveshja urgjente duhet të arrihet për të rivendosur infrastrukturën vetëm civile të Zaporizhzhia dhe për të garantuar sigurinë e zonës”.
Theksojmë se Guterres së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan janë takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Ukrainë.
Erdogan gjatë ditës kishte deklaruar se bota nuk është e përgatitur për një Çernobil të ri. /Telegrafi/