Site icon Telegrafi

Demoralizohen ushtarët rusë, kërkojnë metoda të ndryshme si pretekst për t’u larguar nga Ukraina – madje organizojnë martesa të rreme për të ikur

Trupat ruse të demoralizuara në Ukrainë, po “inskenojnë” mënyra të ndryshme për të shmangur luftën dhe të largohen nga ky vend – madje shpesh aranzhojnë “martesa të rreme”, thonë zyrtarë të inteligjencës së Ukrainës.

Analistët thonë se ushtarët rusë janë të mbingarkuar – me moral të ulët dhe së shpejti mund të përballen me mungesë të njësive në vijën e frontit në luftën e Ukrainës, që tashmë ka hyrë në ditën e 105-të, transmeton Telegrafi.

Në një audio-incizim që e ka siguruar inteligjenca ukrainase ku dëgjohet një ushtar rusë duke folur me mikun e tij – pranon se nuk po kanë zgjidhje tjetër dhe se ata tashmë kanë dështuar të tentimet e tyre, për të marrë nën kontroll rajone të ndryshme.

Lexo po ashtu Gazetari ukrainas e vë në siklet Sergei Lavrovin, gjatë konferencës për media e pyet: Përveç grurit, çfarë tjetër keni vjedhur në Ukrainë

Me një fjalë, po kërkojnë me çdo kusht arsyetime që të lirohen nga shërbimi ushtarak. E sipas ligjeve ruse, lirohen vetëm nëse plagosen apo kanë pësuar ndonjë lëndim tejet serioz.

Ky ushtar është dëgjuar duke thënë se ka tentuar të organizojë një dasmë të rreme, me pretekstin që të arratiset në vendin ku po zhvillohet lufta mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

“I kam thënë një mikeshe se duhet të mbushë aplikacionet në zyrën e regjistrimit civil. Ajo ka refuzuar, por nuk kemi mënyrë tjetër për t’u larguar – pra duhet të sajojmë martesa të rreme”, thuhet në audio incizimin e siguruar nga SBU-ja ukrainase. /Telegrafi/

 

Exit mobile version