Presidenti amerikan Joe Biden është ballafaquar me protesta nga personat që nuk mbështetin përkrahjen e tij për Izraelin në luftën që po zhvillohet në Gazë, gjatë fushatës së tij parazgjedhore në Virginia.
Disa demonstrues ishin mbledhur para vendit ku Biden po mbante takimin parazgjedhor, dhe është pritur me thirrjet “turp të kesh”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.
Biden's speech is interrupted by pro-Hamas protests — AGAIN: "Look, please don't jump."
His event has been a complete and total disaster. pic.twitter.com/IjLsPZk5d2
— RNC Research (@RNCResearch) January 23, 2024
Edhe pasi filloi të mbajë fjalimin në sallë, Biden u ballafaqua me demonstruesit që shpesh e ndërprisnin. Në një moment shihet në një video në rrjetin social X, sesi policia detyrohet të intervenojë.
Në fillim të këtij muaji, demonstruesit ia ndërprerën fjalën në një kishë në Karolinën e Jugut, duke brohoritur “armëpushim i menjëhershëm”.
Biden is repeatedly facing pro-Palestine protests during his campaign events! pic.twitter.com/owg29uFlEf
— Ashok (@ashoswai) January 23, 2024
Që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në armëpushim për t’i dhënë kohë dialogut që do të ndihmonte në lirimin e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi në Gazë. /Telegrafi/