Telegrafi

Deamishel përfshihet në një debat të fortë me Luizin: Je i frikshëm, duhet të bësh terapi

Katër finalistët e Big Brother VIP Albania po shijojnë ditët e fundit në shtëpinë e famshme dhe kryesisht ato ishin të qeta për ta.

Por, një debat i fortë ka ndodhur gjatë ditës së sotme (e enjte) mes Luizit dhe Deamishelit, të cilët kanë rikujtuar situatat e ndodhura me njëri-tjetrin.

Deamishel ia ka kujtuar Luizit kohën kur ai e kishte kërcënuar atë pas nominimt që bërë mes tij, Kiarës dhe Efit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ajo e këshilloi këngëtarin që duhet t’i kontrolloj nervat pasi sipas saj është i frikshëm kur ka shpërthime emocionale.

“Edhe ti në realitet i ke bërë, nuk je në garë kur më the mua që do të shkarravis për muri, të ishin errur sytë, të ishte tharë buza, ti je i frikshëm kur bëhesh me nerva dhe duhet të kuptosh nervat e tua, duhet të mësosh t’i menaxhosh dhe mundësish të bësh edhe terapi, se kur the se nuk kam bërë takime me psikologun u habita, ti duhet të bësh një takim me të, duhet t’i menaxhosh këto nerva dhe duhet të kuptosh se bëhesh i dhunshëm kur bëhesh me nerva dhe nuk duhet të justifikohet kjo gjë”, i tha Deamishel.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Kjo u kundërshtua nga Luizi, i cili tha se çdo gjë që ka bërë e kishte në kuadër të lojës për dallim nga ajo që situata i kishte të gjitha reale.

Lexo po ashtu Pak ditë para finales, Donaldi motivon Luizin: Qetësohu se do ta fitosh

Ndërkohë, kujtojmë që fituesi i këtij edicioni të dytë të BBVA do të zgjidhet të shtunën, më 6 maj në mes të Luizit, Deamishelit, Efit dhe Kristit. /Telegrafi/