Milani thuhet se nuk ka hequr dorë nga transferimi i Merih Demiral.
Rossonerët po tentojnë që ta transferojnë mbrojtësin turk në afatin kalimtar të janarit.
Calciomercato raporton se 21-vjeçari është i gatshëm që të largohet nga Zonja e Vjetër, pasi Maurizio Sarri nuk po i ofron shumë minuta në dispozicion.
Milani është i gatshëm që t’i paguajë plotë 36 milionë euro për ta transferuar turkun në San Siro qysh në afatin kalimtar të dimrit.
Skuadra nga qyteti i Milanos e sheh Demiralin si zëvendësues ideal të Leo Duartes që ka pësuar lëndim. /Telegrafi/