Telegrafi

Demiral shet fanellat e Ronaldos, Bonuccit e Dybalas për pak orë, mjetet e mbledhura shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Tërmeti shkatërrues që ndodhi ditë më parë ka bërë që edhe bota e futbollit të mobilizohet për të prekurit.

Njëri nga futbollistët më të mirë të Turqisë, Merih Demiral ka hapur një ankand për t’i shitur tre fanella të yjeve të futbollit.

24-vjeçari ka nxjerrë në shitje fanellat e Cristiano Ronaldos, Leonardo Bonuccit dhe Paulo Dybalas me nënshkrimin e tyre dhe i ka shitur ato.

Lexo po ashtu Fanella e nënshkruar e Cristiano Ronaldos do të dalë në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi

Nuk ka vonuar shumë dhe fansat e këtyre futbollistëve kanë blerë fanellat, derisa Demiral ka mbledhur nga shitja e tyre pesë milionë lira, apo 246 mijë euro.

“Të gjitha të ardhurat nga shitja janë derdhur në llogarinë e shoqatës Ahbap për t’u përdorur në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, njofton Demiral.

Përveç qendërmbrojtësit të Atalantës edhe futbollistë tjerë kanë dhuruar para për të perkurit nga tërmeti në Turqi, ku kanë humbur jetën mbi 17 mijë persona, derisa mijëra të tjerë janë nën rrënoja. /Telegrafi/