Telegrafi

Demiral drejt Milanit, Rugani mbetet te Juve?

Milani është rikthyer në negociata me Juventusin për mbrojtësin Merih Demiral, që do të thotë se transferimi i Daniele Rugani te Roma është anuluar.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, bisedimet kanë rifilluar gjatë dy ditëve të fundit, pasi Milani kishte parë që ofertat e tyre për Demiral të refuzohen.

21-vjeçari turk ka vetëm gjashtë muaj në Serie A me Sassuolon, para se të transferohej te Juve për 18 milionë euro.

Cristiano Ronaldo e Merih Demiral . (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Nëse klubet bien dakord për një marrëveshje, me gjasë një huazim me mundësi ose detyrim blerje në fund të sezonit, do të ketë efekt edhe për Romën.

Kjo pasi Bianconerët mund të heqin dorë nga vetëm një mbrojtës dhe largimi i Demiral të thoshte se Rugani do të qëndronte në Torino.

Daniele Rugani . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Do të ishte një kthesë befasuese, duke marrë parasysh që Rugani ka qenë në negociata për një largim gjatë gjithë verës me klube si Arsenal, Manchester United dhe së fundmi Roma. /Telegrafi/