Site icon Telegrafi

Demir mund të largohet nga Barcelona për në Bundesliga

Yusuf Demir mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Talenti është në huazim te Rapid Viena, por që ka një klauzolë dhjetë milionë euro me katalunasit.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, lojtari nuk është në planet e Barcelonës dhe mund të largohet qysh në afatin e dimrit.

Skuadrat nga Bundesliga kanë shprehur interesim për të dhe mund të tentojnë transferimin e tij.

RB Leipzig është duke i prirë garës për transferimin e 18-vjeçarit që kërkon të luajë në nivelet e larta.

Demir do t’i ndiqte hapat e Ilaix Moribas që u largua po ashtu nga Barcelona për të kaluar te skuadra gjermane.

Por, nuk përjashtohet që lojtari të kalojë edhe te ndonjë skuadër tjetër gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version