Telegrafi

Demichelis drejt rikthimit në La Liga

Ka kohë që Martin Demichelis është lojtar i lirë dhe me afrimin e sezonit të ri, ka ardhur koha që ai të merr një vendim.

Sport.es raporton se argjentinasi ndodhet në qytetin e Barcelonës për të kompletuar marrëveshjen me një klub katalunas.

Lexo po ashtu Nga Pjanic te Ibra: Ky është formacioni që kushton 110 milionë euro, i barabartë me çmimin e Pogbas te Unitedi (Foto)

Por, për fat të keq të tij nuk është Barcelona, por Espanyoli.

Demichelis shkëputi kontratën me Manchester Cityn me ardhjen e Pep Guardiolas dhe tani është pranë rikthimit në La Liga.

Në të kaluarën ishte pjesë e Malagas dhe Atletico Madridit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që pas transferimit nuk kanë luajtur asnjë ndeshje te klubi i ri (Foto)