Telegrafi

Demhasaj: S’shoh përmbysje të rezultatit në Prishtinë; Krasniqi: Përkrahje më shumë mund të ketë Abrashi se Ahmeti (Video)

Në Debat D Plus, me Ermal Pandurin, të ftuar të sotëm janë analistët Imer  Mushkolaj, Arton Demhasaj, Albert Krasniqi dhe Rasim Alija.

Demhasaj tha se balotazhi në Prishtinë është i njëjti si në vitin 2013, por tani janë ndërruar rolet mes VV-së e LDK-së

“Kur flasim për përmbytje të rezultatit, nuk besoj që do të ndodhë sot”, thotë ai. “Por, gara varet edhe nga përkrahja nga partitë tjera. VV e ka më të lehtë nëse ka mbështetje të AKR-së e AAK-së”.

Në anën tjetër Krasniqi shprehet se përkrahja në Prishtinë më shumë mund t’i shkojë Abrashit se sa Ahmetit.

“Tradicionalisht elektorati i AKR-së vjen nga Gollaku ku LDK dhe shumë figura vijnë nga këto fshatra, prandaj mbështetja shkon më lehtë te Arbani”, thotë ai. “Rezultatin mund ta përmbysë në Prishtinë dalja më e madhe në zgjedhje”. /Telegrafi/