Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e këtij klubi. Në intervistën e fundit ai ka vlerësuar disa lojtarë të Real Madridit në një intervistë për Marca.
Ai zgjodhi Luka Modricin, si futbollistin që do të sillte nga Real Madridi te Barcelona, por kishte fjalë të mira edhe për disa lojtarë të tjerë.
Një zgjidhje e zgjuar, por edhe e çuditshme, pasi që mosha e kroatit është e madhe dhe po luan sezonet e fundit të karrierës së tij.
“Unë do të sillja Modric… Courtois është një portier i madh, por më pëlqen shumë Ter Stegeni ynë, kështu që nëse më duhet të zgjedh vetëm një, do të zgjidhja Modric”.
“Ferland Mendy është mbrojtësi më i mirë kundër të cilit kam luajtur. Ai është i shpejtë, i fortë, është e vështirë të driblosh para tij. Largimi i Karim Benzema do të jetë një goditje e rëndë për Realin, ai është një futbollist fenomenal që mori pjesë në shumë nga golat e këtij klubi”, ka thënë Dembele.
Sulmuesi 26-vjeçar francez pagua 135. milionë euro nga Barcelona gjashtë vjet më parë, kur luante te Borussia Dortmund. /Telegrafi/