Të dy klubet, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi janë duke shkuar nëpër një periudhë ndryshimesh, me kataluanasit që po e planifikojnë daljes në pension të Leo Messit dhe me Los Blancos që po përpiqen ta zëvendësojnë humbjen e Cristiano Ronaldos.
Dy të rinj, nga një nga të dyja anët, përfaqësojnë në mënyrë të përkryer këtë zhvendosje, ndërsa përqendrimi i klubeve tek të rinjtë dhe energjia e tyre, tregon se po hyjmë në një cikël të ri.
Këta dy lojtarë janë Ousmane Dembele dhe Vinicius Jr, shpejtësia e frikshme e të cilëve, gatishmëria dhe aftësia teknike mund të përcaktojnë rezultatet në ndeshjet e ardhshme të El Clasicove për vitet që vijnë.
Fillime të vështira me klubet e reja
Fillimi i tyre në klubet e tyre të reja nuk ishte aspak i lehtë.
Francezi e kaloi pothuajse tërë sezonin e tij të parë në shtrat shkaku i një dëmtimi të rëndë.
Në vitin e tij të dytë, kishte mungese e disipline dhe paraqitje i parregullt në stërvitje duke e vënë në dyshim perspektivën e tij në klub.
Braziliani, në ana tjetër, duhej të zhvillonte fazën e tij të të mësuarit në Castilla, para se të shpërthente me ardhjen e Santiago Solarit.
Ai nuk pëlqehej aspak nga trajneri i larguar Julien Lopetegui.
Klubet tani besojnë te shpejtësia
Të dy lojtarët kanë bazën e lojës së tyre e kanë te driblimi, por edhe te shpejtësia, që jo rrallë herë të zhgënjen, sidomos kur skuadrat kundërshtarë luajnë në mbrojtje të ngjeshur.
Në të shkuarën klubet i kanë besuar më shumë kontrollit të që kishte qenë gjithmonë në fokus me emra si Xabi Alonso dhe Xavi Hernandez në të kaluarën, dhe tani me Sergio Busquets dhe Luka Modric, shkruan Marca, transmeton Telegrafi.
Dembele është kthyer në njërin nga lojtarët më të dashur këtë sezon te Barcelona, duke luajtur në të djathtë dhe aktualisht duke e fituar betejën me Philippe Coutinhon.
Ai ka shënuar golat vendimtare si ai në Superkupën e Spanjës, ndërsa aktualisht ka 13 gola dhe gjashtë asistime.
Vinicius nuk e ka nisur sezonin me Realin. Që nga ardhja e trajnerit argjentinas, vendi i të riut në ekip është i padiskutueshëm dhe megjithëse nuk ka arritur shumë gola, ai ka tetë asistime.
Me Dembele në moshën 21 vjeç, ndërsa Vinicius është 18 vjeç. Shumë mendojnë se çfarë mund të bëjnë secili në të ardhmen.
Sot ata mund të jenë në fushë, por klubet në brendësinë e tyre kanë yjet e të ardhmes që do t’i vendosin shumë trofe. /Telegrafi/