Telegrafi

Dembele vendos të largohet në afatin kalimtar të janarit

Foto: Sport.es

Sipas ‘ Cadena Ser’, sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka hapur derën për një transferim të mundshme afatin kalimtar dimëror.

Lojtari ka qenë deri më tani i mbyllur për të rinovuar kontratën përmes agjentëve të tij, duket lënë të kuptohet se do të largohej në verë.

Futbollisti u takua me Xavi për dy orë të martën, ndërsa agjentët e tij, Moussa Sissoko dhe Marco Lichsteiner, bënë të njëjtën gjë me nënpresidentin sportiv, Rafa Yuste dhe menaxherin e përgjithshëm të klubit, Ferran Reverter, një ditë më vonë, të mërkurën.

Pikërisht tani, përfaqësuesit e lojtarit, sipas informacioneve kanë shqyrtuar mundësinë e largimit pas përfundimit të afatit dimëror.

Shkak për këtë është ndryshim në qëndrimin e lojtarit, është refuzimi i klubit që ta fus në lojë të paktën një minutë nëse nuk nënshkruan.

Kjo do t’i kushtonte me pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Katarit që do të nisë në nëntor të këtij viti. /Telegrafi/