Mousa Dembele ka thënë se Gareth Bale do ta gjejë vetën shumë lehtë në Kinë, në mënyrë që të shpëtojë nga Real Madridi.
Anësori uellsian po lidhet thuhet se është shumë afër të kalojë në Kinë, pasi ditë më parë Zinedine Zidane i bëri të ditur se nuk është në planet e tij.
Dembele, që ka luajtur një sezon përkrah 30-vjeçarit, ka deklaruar se do të dëshironte që uellsiani të transferohej në Kinë.
“E njoh atë (Balen). Ai është një djalë shumë i mirë. Mendoj se do të përshtate shumë lehtë këtu. Është një ligë ku do ta gjejë shumë shpejtë veten”, ka thënë anëtari i Guangzhou për BBC Sport.
“Në Kinë duan lojtarë që mund të krijojnë gjëra nga asgjë. Gareth është një lojtar që mund t’i kalojë tre lojtarë dhe të gjuajë. Për të do të jetë shumë e lehtë”, ka shtuar më tej mesfushori belg.
Uellsiani aktualisht fiton mbi 600 mijë euro në javë te Los Blancos, por nëse e kompleton kalimin në Kinë, atëherë do të ketë një pagë mbi një milionë euro në javë. /Telegrafi/