Ousmane Dembele ka refuzuar që të kalojë sërish te Manchester United.
Sulmuesi francez po kërkohet me ngulm nga Djajtë e Kuq që e duan transferimin e tij në huazim për këtë edicion.
Barcelona ka pranuar që të largojë Dembelen nga Camp Nou, të paktën edhe në formë huazimi, në mënyrë që të transferojnë Memphis Depayn.
Anësori holandez është duke e pritur sinjalin e katalunasëve për t’u larguar nga Lyoni dhe të vesh fanellën e tyre për këtë sezon.
Mirëpo, fituesi i Kupës së Botës po i prish planet e Barcelonës, shkaku që disa herë ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit.
Dembele e ka njoftuar Koemanin se nuk dëshiron të largohet dhe do të luftojë për vendin e tij në skuadër. /Telegrafi/