Telegrafi

Dembele nuk stërvitet te Barcelona – afër kalimit te Manchester United

Ousmane Dembele nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Barcelonës.

Sulmuesi francez ishte i pranishëm në zyrat e skuadrës katalunase, duke u larguar më pas objekti i klubit.

Dembele kishte refuzuar ditë më parë kalimin te Manchester United, mirëpo duket se tani është shumë afër.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, francezi pritet që shumë shpejtë të kompletojë testet mjekësore te skuadra angleze.

Kujtojmë se afati kalimtar në Ligën Premier mbyllet në ora 0:00 të kësaj mesnate, derisa ka kohë që të kompletohet transferimi i Dembeles. /Telegrafi/