Telegrafi

Dembele nënshkruan kontratën me PSG-në, njoftimi i marrëveshjes është i pashmangshëm

Dy javë pasi u publikuan lajmet e para për qëllimin e Paris Saint-Germain për të aktivizuar klauzolën e lirimit të Ousmane Dembele në Barcelonë, kampionët francezë tani së shpejti do të zyrtarizojnë lojtarin e tyre.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, surimet e PSG-së kanë konfirmuarse Dembele ka nënshkruar kontratën e tij të parë me klubin, që do të thotë se një marrëveshje është finalizuar.

Mbetet vetëm që transferimi të bëhet i ditur me anë të faqeve zyrtare të klubit francez.

Dembele ra dakord për kushtet personale me PSG-në menjëherë pasi u raportua se klauzola e lirimit ishte aktivizuar, megjithëse marrëveshja është penguar nga negociatat e Barcelonës me agjentin e lojtarit për ndarjen e tarifës së transferimit, e cila raportohet të jetë 50/50.

Megjithatë, tani duket se është zgjidhur gjithçka dhe zyrtarizimi i lojtarit në Parc des Princes do të ndodh shumë shpejtë.

Ndërsa Barcelona pa dyshim do të jetë shumë e zhgënjyer që ka humbur Dembelen, fondet do të jenë vendimtare për t’i lejuar ata të regjistrojnë të gjithë lojtarët e ekipit të tyre të parë përpara ndeshjen hapëse të La Liga-s kundër Getafes të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/