Site icon Telegrafi

Dembele mund t’i kthehet Barçës në El Clasicon ndaj Realit

BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 11: Ousmane Dembele of Lionel Messi of FC Barcelona enter the pitch during a training session ahead of the UEFA Champions League Group D match against Juventus on September 11, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Raportohet se Ousmane Dembele do t’i kthehet Barcelonës më shpejt sa që ishte menduar.

Sipas Marcs, francezi pritet t’i kthehet klubit katalunas në El Clasicos ndaj Real Madrid.

Lexo po ashtu Kush është Orava, doktori që do ta operojë Dembelen: Ai njihet si ‘doktori i mrekullive’, ka trajtuar yje si Guardiola, Beckham dhe Van Basten (Foto)

20-vjeçari u lëndua në paraqitjen e dytë personale për klubi në La Liga dhe që nga atëherë ka qenë duke u rikuperuar i ndjekur me vëmendje të madhe nga mjekët e klubit.

El Clasico e parë sezonale do të jetë më 22 dhjetor në Bernabeu.

Por, në rast se lojtari nuk ndihet 100 për qind gati, atëherë rikthimi i tij mund të shtyhet, kjo pasi Barcelona nuk dëshiron të ngutet duke rrezikuar një tjetër dëmtim.

Vlen të theksohet se francezi ka kaluar te klubi spanjoll nga Borussia Dortmundi gjatë verës për 105 milionë euro (plus 40 bonuse), duke bërë kështu atë transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Normalisht, Neymar me 222 milionë euro nga Barcelona te Paris Saint-Germain është në pozitën e parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hd_eVp_XpDc

Exit mobile version