Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka marrë një zgjatje të kofshës dhe do të humbasë ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.
Barcelona pritet të përballet me mungesën e francezit Dembele në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve, e cila mund ta vendos pozitën e parë në grup.
“Testet të dielën në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembele ka një zgjatje të kofshës. Prandaj ai nuk do të konsiderohet për përzgjedhje dhe evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”.
“Kundër Cadiz, anësori francez, duke ardhur nga bankina, mori pjesë në ndeshjen e tij të 12-të të vitit dhe, deri në atë moment, shënoi katër gola”.
❗ MEDICAL COMMUNIQUE | Dembélé
Tests carried out have shown that the French player has an elongation in the hamstrings of the right thigh🔗 All the details:https://t.co/skzzAnYPZI pic.twitter.com/M6wnQRkydf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 6, 2020
“Këtë të diel në mëngjes, lojtarët në dispozicion të ekipit të parë kanë punuar në fushën 2 të Ciutat Esportiva Joan Gamper. Për ata që luajtën në Cadiz, një seancë rikuperimi ishte rregulli i ditës”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.
Dembele ka katër gola dhe dy asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon për Barcelonën. /Telegrafi/