Site icon Telegrafi

Dembele lëndohet përsëri, jashtë fushës për katër javë

BARCELONA, SPAIN - JANUARY 07: Ousmane Dembele of FC Barcelona embraces his teammate Lionel Messi of FC Barcelona before the La Liga match between Barcelona and Levante at Camp Nou on January 7, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka pësuar një tjetër lëndim.

Francezi pritet të jetë jashtë fushës për tre ose katër javë, kjo u bë publike nga vet klubi katalunas.

Lexo po ashtu Messi theu rekordin e Mullerit, me golin e 366-të në kampionat

Dembele u transferua verës për një shumë që me bonuse shkon 147 milionë euro dhe menjëherë në fillim të sezonit në shtator u lëndua.

Ai u kthye në janar, por fatkeqësisht u lëndua menjëherë në fitoren ndaj Real Sociedadit të dielën.

Dembele pritet të kthehet para takimit me Chelseat në Ligën e Kampionëve që do të luhet në Stamford Bridge.

Vlen të theksohet se edhe Andres Iniesta është lënduar dhe nuk do të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.

20-vjeçari ende nuk ka shënuar në La Liga, por ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rcfeKRnpuI0

Exit mobile version