Ousmane Dembele është kthyer të luaj për Barcelonës pas lëndimit që e la jashtë fushave për rreth katër muajve.
Sulmuesi francez erdhi më shumë bujë nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017 për një shifër të raportuar prej 105 milionë eurove.
Pritshmëritë për të ishin shumë të mëdha, pasi erdhi si zëvendësues i Neymarit, i cili u transferua te Paris Saint-Germain.
Megjithatë, Dembele nuk arriti të tregojë veten me Blaugranët pasi u lëndua pas vetëm tri ndeshjeve të zhvilluara, ku asnjëra nuk ishte e plot.
Ky lëndim ishte i rëndë pasi e la sulmuesin francez jashtë fushave për rreth katër muajsh.
Por, më në fund erdhi edhe rikthimi i Dembeles për të luajtur përsëri për fanellën.
Rikthimi i francezit erdhi në ndeshjen e Kupës së Mbretit në udhëtim te Celta Vigo, ku erdhi si zëvendësues i Jose Arnaiz në minutën e 72-të.
Ndryshe, Dembele ka humbur plot 20 ndeshje të Barcelonës nga lëndimi që e la jashtë fushave. /Telegrafi/