Telegrafi

Dembele kthehet në Barcelonë pas operimit në Finlandë (Video)

Anësori francez, Ousmane Dembele është rikthyer në qytetin e Barcelonës.

Transferimi më i madh i verës nga gjiganti katalunas, Dembele është rikthyer në Barcelonë.

Lexo po ashtu Lëndimi i Dembeles i kursen Barcelonës deri në 10 milionë euro

Dembele ka mbërritur në pasditen e së enjtes në qytetin e Barcelonës pas operimit me sukses në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Arritjen e tij në Barcelonë e ka lajmëruar vet klubi Blaugrana me anë të një postimi në faqen zyrtare në Twitter.

Lexo po ashtu Lojtarët e lirë që mund ta zëvendësojnë Dembelen e lënduar – Nga Ronaldinho te Cassano e Reyes, një listë me yje (Foto)

Anësori i talentuar francez pritet t’i mungojë Barcelonës tre e gjysmë deri në katër muaj.

Dembele u lëndua gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Getafes, duke e lënë ndeshjen në minutën e 26. /Telegrafi/