Ousmane Dembele raportohet se ka bërë një kërkesë për largim gjatë muajit janar stafit drejtues të Barcelonës.
Sulmuesi francez ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin pas problemeve disiplinore te katalunasit.
Francezi shënoi golin e barazimit kundër Atletico Madridit, por Goal.com shkruan se futboolisti ka kërkuar të largohet nga kampionët spanjollë në afatin kalimtar të dimrit.
Së bashku me skuadrat e Ligës Premier, ai është lidhur gjithashtu me një kalim te Paris Saint-Germain.
Dembele mund të lihet i lirë nga blaugranat, si pjesë e një marrëveshjeje për ta sjellë Neymarin në Kamp Nou nga Paris Saint-Germain.
Theksojmë se lojtari u transferua te skuadra spanjolle për shumën e rreth 150 milionë eurove nga Borussia Dortmund.
Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani në La Liga ka shënuar tetë gola në 29 paraqitje për Barcën. /Telegrafi/