Telegrafi

Dembele i ftuar nga Barca për ndeshjen e Kupës, Messi pushon

Dembele duke stërvitur

Ousmane Dembele pritet që të bëjë paraqitjen e parë në fanellën e Barcelonës që prej shtatorit.

Barcelona konfirmoi skuadrën për ndeshjen ndaj Celta Vigos në Kupën e Mbretit, prej të cilës u konfirmua rikthimi i anësorit.

Lionel Messi dhe Luis Suarez janë në pushim dhe nuk luajnë në këtë duel.

Dembele, që është transferimi rekordi Barcës pas transferimit për 105 milionë euro në gusht, kishte dëtmuar ligamentet e tij në La Liga.

Dembele mund të starojë në këtë takim pasi që pos Messit e Suarezit, edhe Alcacer nuk pritet që të luajë.

Jose Arnaiz mund të ketë rastin për të treguar veten pasi u përfshi në skuadër, teksa Umtiti vazhdon të mungojë për shkak të lëndimit në mesin e raportimeve se City po provon ta thyejë klauzolën e tij prej 60 milionë eurosh.

Barcelona takohet me Celta Vigon sot (e enjte) nga ora 19:00. /Telegrafi/