Transferimi i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka deklaruar se ai ka pranuar transferimin në Camp Nou për një arsye të veçantë.
Fakti që ai mund të luaj me Messin e ka bërë atë që të jetë tejet i motivuar për sfidën e re.
Dembele thotë se në Barcelonë ka ardhur për të mësuar nga Lionel Messi.
“Është nder që të luaj me Messin. Ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit”.
“Jam këtu për të mësuar”.
“Jam i ngazëllyer që e shoh veten te klubi më i madh në botë. Një ëndërr e bërë realitet dhe unë do të luftoj që të fitoj të gjitha trofet”, u shpreh Dembele. /Telegrafi/