Telegrafi

Dembele i dërgon sinjale Chelseat – blutë duhet të bëjnë vetëm ofertë

Ousmane Dembele duket se e pëlqen ribashkimin me ish-trajnerin e tij, Thomas Tuchel, që tani është në krye të Chelseat.

Trajneri gjerman ka arritur të shfaq një tjetër anë të The Blues dhe natyrisht se shumë lojtarë duan të jenë pjesë e strategjive të tij.

Njëri prej tyre është edhe Dembele që ka folur me shumë admirim për Tuchel, në kohën kur të dy ishin te Borussia Dortmundi.

“Thomas Tuchel vërtet me bindi, është trajneri im i preferuar. Me Tuchel kam luajtur me shumë në krahun e djathtë në fillimin e sezonit, pastaj lëviza me shumë në qendër, në pozitën e mesfushorit ofensivë e disa herë edhe në mesfushë”, ka thënë francezi.

“Ai me tha të qëndroja më në qendër, merre një kafe si me thoshte ai, topi do vijë te ti dhe pastaj mund të vazhdosh”.

“Do ishte vërtet e vështirë të largohesha nga Dortmund nëse Tuchel do kishte qëndruar”, shtoi më tej Dembele.

Dembele është i lidhur me largimin nga katalunasit me kontratën që i skadon në vitin 2022. /Telegrafi/