Federata Spanjolle e Futbollit e ka dënuar me dy ndeshje mos-lojë sulmuesin francez, Ousmane Dembele.
Dembele e ka marr një kartonë të kuq naiv në takimin e fundjavës së kaluar në fitoren 4-0 ndaj Sevillas.
Kartoni i francezit erdhi pasi gjyqtari kryesor i takimit u ndie i ofenduar nga fjalët e tij: “Jeni shumë i keq”.
Lionel Messi gjatë ndeshjes u mundua ta shpëtonte Dembelen nga kartoni i kuq, duke u arsyetuar se djaloshi i ri francez nuk e di mirë gjuhën spanjolle.
Megjithatë, kjo nuk piu ujë tek gjyqtari, ndërsa vendim për dënim me dy ndeshje mos-lojë ka marr edhe federata spanjolle.
Kështu, Dembele do ta humbas ndeshjen e radhës ndaj Eibarit dhe El Clasicon ndaj Real Madridit pas dy jave. /Telegrafi/