Barcelona është duke shpresuar që ta transferojë Neymarin në këto ditë të fundit të afatit kalimtar, e që e sheh Ousmane Dembelen si çelësin kryesor për marrëveshjen me Paris Saint Germainin.
Skuadra katalonase po e kërkon me ngulm rikthimin e brazilianit, mirëpo është kampioni i Ligue 1 që po refuzon të bëjë biznes me Blaugraasit.
Lojtari 27-vjeçar tashmë e ka bërë të ditur se e dëshiron rikthimin në Camp Nou, mirëpo në garë për të është edhe Real Madridi.
Barcelona shpreson që ta mposht rivalin e përbetuar për shërbimet e brazilianit, me ofertën prej 100 milionë eurosh dhe sulmuesin francez.
Le10Sport raporton se Dembele po e refuzon largimin, mirëpo kampioni i La Liga-së është i bindur se mund të arrij marrëveshje me PSG-në për shkëmbimin e lojtarëve.
Së fundmi është raportuar se Josep Maria Bartomeu do të përfshihet në bisedime me skuadrën nga qyteti i Parisit për ta kompletuar sa më parë rikthimin e Neymarit në Camp Nou.
Braziliani u largua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde 222 milionë euro në drejtim të Parkut të Princave, por tani e dëshiron sërish të luaj në Spanjë. /Telegrafi/