Negociatat mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit, janë në fazë të avancuar për Ousmane Dembelen dhe marrëveshja mund të arrihet shpejtë.
Sipas burimeve të gazetës katalunase SPORT, Dortmundi e ka pranuar ofertën prej 100 milionë euro nga Barça.
Barça dhe Dortmund janë në negociata dhe duke biseduar edhe për bonuset.
Dortmund kërkon 30 milionë euro bonus për lojtarin në bazë të përforcmacës dhe suksesit duke futur edhe golat, paraqitjet dhe trofetë.
Barça mendon që bonuset janë të tepërta dhe po mundohet ta ulë çmimin.
Por e gjithë çështja është se Dembele është më afër se kurrë Barcelonës. /Telegrafi/