Telegrafi

Demba Ba thumbon Steven Gerrardin me rrëshqitjen e famshme – postimi i sulmuesit bëhet viral në Twitter

Rrëshqitja e Steven Gerrard mbahet mend ende te Liverpooli, e mund të thuhet se është një prej pjesëve të hidhura në histori të Ligës Premier.

Legjenda e The Reds ka zbuluar se ajo skenë ende vazhdon të sillet në kokën e tij, pasi nga aty edhe humbën garën për titull me Manchester Cityn në vitin 2014.

Fatkeqësisht, ajo rrëshqitje e Gerrard i mundësoi Demba Bas të shënonte për golin e epërsisë te Chelsea në pjesën e parë. Më pas Liverpooli pësoi edhe golin e dytë që u shënua nga Willian, duke bërë që The Blues të triumfonin në fund.

Nga ajo ngjarje, Demba Ba e ka rikthyer edhe një herë atë ngjarje, duke bërë shpërndarjen e një postimi në Twitter, ku shihet një lojtari futsallit derisa rrëshqet në parket.

Pyetja ishte: “Çfarë do kishit bërë?”. Sulmuesi që luan te Istanbul Basaksehir ka shkruar se ai do të shënonte.

Përgjigja e tij ishte në thumbim direkt te Gerrard, por me një dozë humori, mirëpo që tifozëve të Liverpoolit ajo gjë me gjasë nuk do ju pëlqejë. /Telegrafi/