Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’i thonë jo versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se deputetët e kanë obligim ta ndërpresin esato-zogizmin për faljen e tokave shqiptare.
Krasniqi ka deklaruar se çdo formë e presionit që mund të ushtrohet mbi deputetët është antiligjore dhe antikushtetuese.
Sipas tij, është tepër e frikshme që kryetari i shtetit dhe kryeministri i kanë mbyllur sytë dhe veshët ndaj çfarëdo argumenti që është prezantuar nga ekspertët e pavarur për demarkacionin.
Krasniqi ka folur edhe për protestën e 1 shtatorit, për të cilën thotë se është thirrur njëanshëm.
Ai ka thënë se dalja nga kjo situatë do të ishte rishqyrtimi i kësaj çështje nga një komision i ri, i përbërë nga ekspertët e pavarur. /Telegrafi/