Është përfolur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) se këngëtari Alban Ramosaj dhe modelja Elena Lika janë në lidhje.
E gjitha kjo erdhi si pasojë e një fotografie të publikuar nga Elena në rrjetet sociale me rastin e ditëlidnjes së Albanit, ku shfaqet duke i dhuuar një përqafim atij, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar disa rreshta dashurie.
“Të kam dashur për një kohë të gjatë, por nuk kam qenë kurrë më e lumtur të kem personin e ri më të rëndësishëm në jetën time. Urime ditëlindjen arushi im ! Të dua me gjithë zemër, mëlçi, mushkri,tru, vena etj. (E din ti)”, shkruante ajo.
Nuk vonoi shumë dhe mediat këtë lajm e morën si konfirmim të lidhjes së tyre, por që gjithçka del të jetë e pavërtetë.
Burime të Telegrafit pranë protagonistëve, bëjnë të ditur se dyshja në fjalë janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë.
Lajmin për këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet modelja Elena Lika, njëherit ish-banorja e edicionit të gjashtë të spektaklit “Big Brother Albania”, e cila ka publikuar në InstaStory, një status përmes së cilës ka shpjeguar kontekstin me të cilin i ka drejtuar fjalët “Të Dua” Albanit.
“Nëse mendoni që “Të Dua” i thuhet vetëm të dashurit, ndjej keqardhje për familjet dhe miqtë tuaj që mesa duket nuk dëgjojnë kurrë këto fjalë nga ju”, shkruan modelja në reagimin e saj.
Ndërkohë faktin se ata nuk mund të jenë në lidhje, e tregon edhe mosha, përderisa Elena është shumë vite më e madhe se Albani. /Telegrafi/