Site icon Telegrafi

Dell ndërpret përfundimisht punën në Rusi, mbyll të gjitha zyrat në territorin e këtij vendi

Dell është gjiganti i fundit teknologjik nga Perëndimi që është larguar nga tregu rus – duke mbyllur kështu zyrat e saj në këtë vend.

Kompania amerikane, ishte një prej furnizuesve kryesor në Rusi, që iu bashkua kompanive tjera që janë larguar nga Rusia që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, transmeton Telegrafi.

Dell ka pezulluar të gjitha shitjet në Ukrainë dhe Rusi në shkurt – me pretekstin se do të monitorojë situatën për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.

“Kah mesi i gushtit, kemi mbyllur zyrat tonë dhe kemi ndërprerë punën në tërë territorin e Rusisë”, tha Mike Siemienas, zëdhënës në Dell.

Lexo po ashtu Ministria britanike e Mbrojtjes: Nuk dihet se si Rusia do të rekrutoj ushtarë të rinj – tashmë i ka humbur dhjetëra mijëra

“Në fund të shkurtit, morëm vendim të mos shesim, ndërpremë shërbimet dhe mbështetjen teknike për produktet tona në Rusi, Bjellorusi, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainë si dhe Krimenë e aneksuar”, tha ndër tjera Siemienas.

Kujtojmë që Rusia pati aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, ku më vonë – përkatësisht në shkurt të këtij viti iu bashkuan rajonet Donetsk dhe Luhansk – lëvizje kjo që është dënuar nga Ukrainai dhe vendet perëndimore, duke e cilësuar si veprim i kundërligjshëm.

Në anën tjetër ministria ruse e Industrisë, ka njoftuar se shumë hulumtues dhe inxhinierë që punonin më parë për Dell në Rusi, u është ofruar vendi i ri i punës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version