Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Bleta Deliu ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dëshmon përkushtimin e institucioneve për të vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Deliu ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar.
Ajo u ka uruar shërim të shpejtë policëve të plagosur gjatë aksionit.
Tutje deputetja ka theksuar se lufta e pa kompromis ndaj krimit te organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit duhet të ketë mbështetjen e fuqishme te institucioneve për të siguruar barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit. Ajo ka thënë se aksioni si ky i sotmi duhet ta vazhdojnë në gjithë Kosovën në mënyrë që të kthejnë besimin e qytetarëve në Institucionet e vendit. /Telegrafi/
E gjitha ajo që ndodhi në veri të Kosovës: