Telegrafi

Deliu: Pavarësisht zhvillimeve seanca do të vazhdojë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Kodra-Deliu tha se pavarësisht zhvillimeve seanca do të vazhdojë dhe do të votohet pro marrëveshjes jetike për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se në ditën kur janë siguruar votat e nevojshme, Vetëvendosje veproi në mënyrën më të turpshme.

“Ne jemi pjesa dërrmuese në grupet tona parlamentare dhe do të shkojmë deri në fund të kësaj çështjeje. Në ditën kur janë siguruar 80 votat e nevojshme, VV veproi në mënyrën më të turpshme. Janë siguruar 80 votat e nevojshme dhe kjo mënyrë nuk do ta pengojë kalimin e marrëveshjes,” tha Deliu. /Telegrafi/