Telegrafi

Deliu-Kodra kërkon shkarkimin e ministres Hajdari: Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës ku janë bastisur zyrat e Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) dhe shtëpia e restoranti i Ridvan Muharremit.

Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka kërkuar shkarkimin e ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari.

Lexo po ashtu Tahiri i AAK-së: Sot do të duhej të shkarkohej ministrja Hajdari

Tutje ajo ka thënë se “Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky”.

“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për ‘Aferën Gruri&Vaji’ në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Telegrafi/