Telegrafi

Deliu-Kodra, Bislimit: A ke fjet zëvendëskryeministër, se jemi bë merak

Zëvendëskryeministër Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku i ka paraqitur, sipas tij sukseset e Qeverisë.

Gjatë raportimit të tij, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, derisa ka pyetur për gjumin.

“A ke fjet zëvendëskryeministër, a ju ka marrë gjumi se jemi bo merak”, ka pyetur Deliu-Kodra zëvendëskryeministrin Bislimi.

“Mirë, ju?”, ishte përgjigjja e Bislimit.

E gjithë kjo erdhi si rezultat i një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ditën e djeshme ku u shpreh se zëvendësi i tij “bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupimin e çështjes së energjisë dhe pagesës në veri të vendit”. /Telegrafi/