Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligë, Çaka gjykon kryendeshjen

Albi Mall Superliga e Kosovës do të zhvillohet në mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë që janë në program për tu zhvilluar.

Tre duele do të zhvillohen ditën e mërkurë, derisa dy të tjerë të enjten në mesditë me fillim nga ora 15:00.

Tanimë është bërë delegimi i gjyqtarëve me short në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mentor Ajeti do ta gjykojë duelin Gjilani – Liria së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj e Bekim Rama.

Në Suharekë, Malisheva pret Llapin derisa kjo sfidë gjykohet nga Alban Shala.

Ndërkohë Isak Cerroviku do të ndajë drejtësinë në duelin mes Fushë Kosovës dhe Ballkanit.

Kryendeshja e kësaj xhiro padyshim që është ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ku këtë sfidë do ta gjykojë Dardan Çaka me ndihmësitDrilon Rexhepi e Pashtrik Burrniku, derisa në VAR do të jenë Valon Bajgora e Gzim Mehmeti.

Në sfidën mes Feronikelit ’74 dhe Dritës drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza. /Telegrafi/