Site icon Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve për ndeshjet e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, të cilat do të zhvillohet këtë fundjavë.

Gjatë të shtunës dhe të dielës do të zhvillohen pesë ndeshjet e Albi Mall Superligës, ku tri janë të paraparë më 23 shtator dhe dy tjera më 24 shtator.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Dritës dhe Prishtinës, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi e pret Gjilanin dhe në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Malishevës.

Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro do të zhvillohn në Klinë, ku Dukagjini pret Fushë Kosovën dhe Prizren, ku Liria luan si vendas ndaj Feronikeli ’74.

Gjyqtarët e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës:

Llapi – Liria (Mervan Bejtullahu kryesor – Arbnor Bullatovci dhe Alban Ejupi anësorë – Alban Shala i katërt – Eridon Podvorica dhe Drilon Rexhepi në VAR).

Dukagjini – Fushë Kosova (Visar Kastrati kryesor – Edmond Zeqiri dhe Enis Bejtullahu anësorë – Ardit Halilaj i katërt – Isak Ceroviku dhe Fatlum Jashari në VAR).

Ballkani – Malisheva (Erdall Zasella kryesor – Meriton Berisha dhe Zgjim Rahimi anësorë – Mentor Ajeti i katërt – Genc Nuza dhe Besnik Morina në VAR).

Liria – Feronikeli ’74 (Vigan Iberdemaj kryesor – Lumturie Muhadri dhe Gzim Mehmeti anësorë – Valon Bajgora i katërt – Bardh Ajeti dhe Bujar Selimaj në VAR).

Drita – Prishtina (Ilir Mehmeti kryesor – Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani anësorë – Egzon Daka i katërt – Dardan Çaka dhe Fatmir Sekiraqa në VAR).

/Telegrafi/

Exit mobile version