Telegrafi

Delegimi i gjyqtarëve për javën e pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës, rikthehet Mentor Ajeti

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në ambientet e FFK-së, të enjten pasdite është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve për xhiron e pestë.

Në ndeshjen më interesante të javës, atë mes Dukagjinit dhe Ballkanit, drejtësinë do ta ndajë Mentor Ajeti, i cili rikthehet pas një suspendimi prej gjashtë muajve sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Gjyqtari Ajeti kërkon falje: Do të pranoj çdo vendim që vjen nga FFK

Fatlum Berisha dhe Faton Jakupi do të jenë ndihmësit e tij, ndërsa Erdall Zasella gjyqtar i katërt.

Ndeshjen mes Feronikeli 74 dhe Llapi do ta gjykojnë Ilir Mehmeti kryesor, Bujar Selimaj dhe Bekim Rama anësorë dhe Bardh Ajeti i katërt.

Takimi mes Gjilanit dhe Malishevës do të gjykohet nga Valon Bajgora, i ndihmuar nga anësorët Farmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ardit Halilaj.

Alban Shala do të jetë kryesor në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Dritës, ndërsa asistentë të tij do të jenë Alban Ejupi dhe Enis Bejtullahun, me Eridon Podvoricën gjyqtar të katërt.

Prishtina dhe Liria do të gjykohet nga Egzon Dakaj, i ndihmuar nga Lumturije Muhadri dhe Altin Zhegrova, si dhe Isak Ceroviku gjyqtar i katërt. /Telegrafi/