Site icon Telegrafi

Delegacioni saudit mbërrin në Britaninë e Madhe për të realizuar transferimin e Salah

Daily Mail raporton se një delegacion i Al Ittihad ka udhëtuar për në Londër gjatë fundjavës për të bërë një tentim të ri për transferimin e Mohamed Salah.

Ata kanë përgatitur një ofertë prej 250 milionë euro për Liverpoolin pasi një ofertë e mëparshme prej 180 milionë euro u refuzua të enjten e kaluar.

Ata besojnë se egjiptiani do të ishte i hapur për t’u bashkuar me ta nëse gjiganti i Ligës Premier pranon propozimin e tyre.

Lexo po ashtu Al Ittihad po përgatitet ta thyejë rekordin botëror për transferimin e Salah

Jurgen Klopp këmbënguli fundjavën e kaluar se sulmuesi, i cili ka një kontratë me klubin deri në vitin 2025, nuk tregoi asnjë shenjë se dëshironte të largohej nga Anfield.

Afati i transferimeve në Ligën e Arabisë Saudite mbyllet më 7 shtator dhe mediumi shton se Al Ittihad mund të tërhiqet të martën nëse Liverpooli nuk e pranon ofertën.

Salah do të bëhej lojtari më i pagua në botë, mirëpo nuk do të largohet nga Anfieldi nëse nuk ka miratimin e klubit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version