Telegrafi

Delegacioni i Listës Serbe në Gjermani, takime në Bundestag dhe me emisarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi

Një delegacion i Listës Serbe ka udhëtuar sot për një vizitë dy ditore në Berlin të Gjermanisë, ku do të kenë takime me zyrtarë të lartë në Bundestagun gjerman dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Siç raportojnë mediat serbe, delegacioni i Lisëtës Serbe, që po udhëhiqet nga kryetari Goran Rakiq, krahas takimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane do të zhvillojnë edhe një takim me Richard Grenell – të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, temë kyçe në takimet e delegacionit serb me zyrtarët gjermanë dhe emisarin e SHBA, Grenell, do të jetë gjendja politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovës dhe mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë , si dhe mundësia e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi. /Telegrafi/