Telegrafi

Delegacion i Këshillit të Evropës do të vlerësojë fushatën dhe klimën politike në Maqedoni

Delegacion gjashtë antarësh nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës më 21 dhe 22 nëntor, do të vijë në Shkup para zgjedhjeve me qëllim që të vlerësojë fushatën parazgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të Këshillit të Evropës, delegacioni do të takohet me kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e punëve të brendshme.

Gjithashtu janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësuesit e partive poltike që do të marrin pjesë në zgjedhje si dhe me kryetarin dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka paralajmëruar se 25 vëzhgues do të ndjekin procesin zgjedhor në Maqedoni më 11 dhjetor./Telegrafi/