Telegrafi

Dele Alli, prioritet i Pochettinos te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, dëshiron një ribashkim me yllin e Tottenhamit, Dele Alli, i cili tani shihet si prioritet i afatit dimëror.

Pochettino ka fituar tashmë trofeun e parë me PSG-në pasi të mërkurën mbrëma mposhtën Marseillen në finalen e Superkupës së Francës.

Megjithatë, trajneri argjentinas synon të fitojë edhe trofe të tjerë me klubin francez dhe tashmë po mendon për përforcime në skuadër.

Lexo po ashtu Dele Alli dëshira e parë e Pochettinos për ta transferuar te PSG

Sipas Simone Rovera të mediumit Telefoot, Pochettino e ka bërë prioritet transferimi mesfushorin anglez, Dele Alli.

“Prioriteti i Pochettinos është Dele Alli”, ka thënë fillimisht Rovera.

“Informacioni që mund t’ju japim është se Dele Alli dëshiron të vijë në Paris. Ai do të ishte shumë i lumtur të gjente ish-trajnerin e tij”.

Lexo po ashtu “Formacioni për të pushtuar Evropën”, 11-shja që PSG synon të ndërtojë rreth Messit, Neymarit dhe Mbappes

“Atij po i mbaron koha e lojës në Tottenham. Marrëdhënia me Jose Mourinho nuk është e jashtëzakonshme”.

“Mundësia mund të vijë në këtë afat transferimi”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/