Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Tearcës.
Sipas KSHZ-së, nga 100% të vendvotimeve të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.
1. Stevo Pendarovski – 309 2 ose 3,57%
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 824 ose 9,52%
3. Stevçe Jakimovski – 7 ose 0,08%
4. Bujar Osmani – 3.554 ose 41,06%
5. Biljana Vankovska – 46 ose 0,53%
6. Arben Taravari – 3.595 ose 41,53%
7. Maksim Dimitrievski – 145 ose 1,68%
Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/