Alessandro Del Piero do të kthehet në ‘Allianz Stadium’ sonte për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Sky Sport Italia shkruan se sulmuesi legjendar i Bianconerëve do të jetë në Allianz Stadium për ndeshjen e dytë radhazi sonte.
Del Piero kishte ndjekur edhe ndeshjen në shtëpi të Juventusit kundër Hellas Verona në Serie A të shtunën mbrëma dhe do të rikthehet për ndeshjen kundër Nerazzurrëve të martën.
🇮🇹 Del Piero sara ancora presente stasera per assistere a Juve-Inter 😍
🇨🇵 #DelPiero sera encore présent pour assister à Juve-Inter ce soir 😍#JuveInter #Derbyditalia #Juventus
ℹ️ @romeoagresti pic.twitter.com/uvfyMDg5MN
— Mercato Bianconero-Juventus🇧🇪🇮🇹 (@mercato_bianco) April 4, 2023
Kjo do të ishte hera e tretë që fituesi i Kupës së Botës 2006 merr pjesë në një ndeshje të Juventusit në “Allianz Stadium” që nga pensionimi i tij.
Hera e parë ishte në prill 2022 për një ndeshje të Serie A kundër Bolognas.
#Juventus: #DelPiero questa sera sarà nuovamente allo Stadium // Alessandro Del Piero will be at the stadium today for Juventus v Inter in the Coppa Italia ©️1️⃣0️⃣@GoalItalia
— Romeo Agresti (@romeoagresti) April 4, 2023
Tifozët e Juventusit ëndërrojnë rikthimin e përhershëm të Del Pieros në klub dhe sipas Il Corriere della Sera, Bianconerët mund të emërojnë ish-legjendën e tyre si zëvendëspresidentin e ri.
Bisedimet mes pronarëve të klubit dhe ish-nr.10 nuk kanë filluar ende. /Telegrafi/